Përfundon pas dy orësh takimi Trump-Netanyahu

28 July 2026, 20:37 / BOTA ALFA PRESS
Përfundon pas dy orësh takimi Trump-Netanyahu

Takimi mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, u përmbyll pas rreth dy orësh të martën në Shtëpinë e Bardhë

Pas përfundimit të bisedimeve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, reagoi përmes një postimi në platformën X, ku e cilësoi takimin si “pozitiv dhe produktiv.

Leavitt përdori të njëjtin vlerësim edhe për takimin e zhvilluar pak minuta më herët mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në takimin mes Trump dhe Netanyahu morën pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, si dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi përmbajtjen e bisedimeve mes liderëve.

Po ndodh...

ide