“Po flisja në telefon me nënën kur kalova mbi centralin bërthamor”/ Çfarë deklaroi para policisë franceze Ermal Beqiri. Pajisjet e dyshimta që iu gjetën
Biznesmeni Ermal Beqiri, në kërkim nga SPAK prej disa muajsh, u arrestua nga policia franceze pasi po fluturonte mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar.
Profili i të dyshuarit, i marrë në pyetje nga hetuesit, ngriti shumë pikëpyetje, shkruan gazeta franceze La Journal de Dimanche.
Media franceze zbulojnë se Ermal Beqirit gjatë kontrollit fizik, forcat e rendit gjetën tre pajisje AirTag të fshehura në rrobat e tij.
Këto pajisje të vogla GPS, të prodhuara nga Apple, përdoren për të lokalizuar dhe gjurmuar objektet ose personat që i mbajnë me vete.
Kur u mor në pyetje u tha hetuesve se ishte duke folur në telefon me nënën e tij në momentin kur kaloi mbi centralin bërthamor.
Media franceze shkruan se shtetasi shqiptar u dënua me procedurë të përshpejtuar me 7.000 euro gjobë për fluturim të ndaluar.
Më pas ai iu dorëzua Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe pas kësaj pritet të ekstradohet në Shqipëri.
Vlen të theksohet se në maj të vitit 2025, Ermal Beqiri publikoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ndaj Ermal Beqirit Gjykata e Posacme ka vendosur në mungesë, masën e arrestit me burg si pjesë e hetimeve për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHIT, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Beqiri dyshohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që ka manipuluar procedurat tenderuese të AKSHI-t. Në këtë dosje përfshihet edhe ish-drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj dhe persona të tjerë.
Shoqëritë kryesore të Ermal Beqirit, “Soft & Solution” dhe “Horizon”, u vendosën nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme por pavarësisht se isht e në kërkim prej muajsh, kompanitë e tij kanë vijuar të përfitojnë kontrata publike.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128