Elbasani goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja sa ishin magnitudat

29 July 2026, 09:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme në qarkune Elbasanit. Më konkretisht lëkundjet u ndjenë herët këtë mëngjes të mërkure në zonat e Gjinarit dhe Shushicës.

Bazuar në të dhënat e Qendrës Europiane të Sizmologjisë, lëkundja më e fortë sizmike u regjistrua në orën 07:33 me epiqendër rreth 12 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 44 kilometra në juglindje të Tiranës. Raportohet se tërmeti kishte një thellësi per 5 kilometrash.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa tërmetet kanë shkaktuar panik te banorët.

Po ndodh...

ide