Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, kërkohet zgjatja e afateve të hetimit
29 July 2026, 13:03 / POLITIKË

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), këtë herë në kuadër të procedurave për zgjatjen e afateve të hetimit.
Gjyli ka mbërritur në ambientet e SPAK nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, ndërsa paraqitja e tij lidhet me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.
Ish-drejtori i ARRSH-së është marrë i pandehur nga SPAK, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer dy herë në bashkëpunim.
Hetimet lidhen me periudhën kur Gjyli drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar. Paraqitja e sotme vjen si pjesë e veprimeve procedurale të organit të akuzës për të vijuar hetimin dhe për të administruar provat e nevojshme.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Nga Red Varaku
Një Parlament kllounësh!
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128