Italia ul taksën e naftës me 17 cent për litër, qeveria Meloni synon frenimin e rritjes së çmimeve

29 July 2026, 10:51 / BOTA ALFA PRESS
Italia ul taksën e naftës me 17 cent për litër, qeveria

Qeveria italiane ka vendosur të ulë përkohësisht taksat mbi naftën me 17 cent për litër, për të zbutur kështu presionin e rritjes së çmimeve të karburanteve. Kjo masë e marrë përmes një dekreti do të mbetet në fuqi të paktën deri më 6 gusht. Ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, tha se qeveria do të mblidhet më 4 gusht për të diskutuar hapa të tjerë të mundshëm, duke shtuar se, nëse do të jetë e nevojshme, mund të ndërhyjë edhe për të kufizuar faturat e energjisë elektrike dhe të gazit.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e vlerësoi reagimin ndaj rritjes së çmimeve, për të cilën ajo tha: “nuk e kemi shkaktuar ne, por duhet ta përballojmë”.

Meloni tha se çmimet e naftës rëndojnë sidomos mbi sektorë si transporti dhe bujqësia, çka do të thotë se në fund koston e paguan çdo familje. “Ne e dimë se kjo nuk e zgjidh problemin. Por është një përgjigje në kohë dhe e përgjegjshme, duke marrë parasysh burimet e kufizuara që kemi dhe një situatë ndërkombëtare që po evoluon vazhdimisht.”, tha meloni.

Po ndodh...

ide