SPAK thërret Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë të grupit: Ejani me avokat

Ish-zv. Kryeministrja Belinda Balluku dhe të pandehurit e tjerë për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme që të paraqiten. Kjo ka nisur këtë të mërkurë me ish-drejtorin e ARRSH-Gentian Gjyli.
Ky i fundit shoqërohej nga avokati i tij Andi Skënderaj dhe një efektiv policie pasi ndodhet në arrest shtëpie. Të pandehurve u është kërkuar të paraqiten me avokat, por ende nuk dihet nëse do ju komunikohet shtyrja e hetimeve me 3 muaj për veprën e shkeljes së barazisë në tendera, apo për ndonjë veprim tjetër procedurial.
Fakti që si pjesë e këtyre veprime është thirrur edhe Evis Berberi, ish-drejtori i arrestuar i ARRSH-së, nuk përjashton mundësinë që SPAK të ketë regjistruar tjetër procedim penal, ose që tu komunikohet zyrtarëve akuzë tjetër.
Organi hetues tregohet tepër i rezervuar për të dhënë një qëndrim mbi këtë moment procedural. Kujtojmë se pas refuzimit nga kuvendi me votat e të majtës, të kërkesës së SPAK për ti hequr mandatin Belinda Ballukut, organi hetues njoftoi veprime shtesë, ku tha se po e heton edhe për korrupsion e pastrim. Në kuadër të këtij procedimi penal, SPAK sekuestroi edhe një vilë në Dhërmi, në emër të ish-futbollistit Igli Tare, por që prokuroria thotë se dyshohet të jetë pronë e fshehur e Ballukut.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128