PD ankimon në Kushtetuese marrëveshjen e huasë me SHBA për armatime
Kjo hua jepet në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF) dhe vjen në një moment kur Shqipëria po përpiqet të rrisë profilin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa synon që të organizojë në Tiranë samitin e ardhshëm të NATO-s.
Mazhoranca tha se fondi do të shtrihet në 12 vjet dhe do të përdoret për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ndërsa teksti u mbajt konfidencial dhe kaloi me procedurë të kontestuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.
Në ankesën e deputetëve demokratë pretendohet se Kuvendi ka bërë 7 shkelje proceduriale për miratimin e ligjit në seancën e së hënës me procedurë të përshpjetuar brenda 3 orëve nga njoftimi i deputetëve për aktin ligjor.
Duke njoftuar vendimin e opozitës për ta ankimuar, kreu i grupit, Gazment Bardhi, tha për mediat se opozita mbështet në parim marrëveshjen, pasi lidhet me modernizimin e Forcave të Armatosura dhe detyrimet e Shqipërisë në NATO, por kundërshton procedurën e ndjekur nga mazhoranca për miratimin e saj.
Sipas Bardhit, Kuvendi ka shkelur shtatë dispozita kushtetuese dhe të Rregullores, duke u mohuar deputetëve kohën për t’u njohur me tekstin e marrëveshjes, dokumentacionin financiar dhe të drejtën për debat dhe amendamente.
Ai argumentoi se projektligji u fut në rendin e ditës dhe u miratua brenda të njëjtës ditë, pa respektuar afatet minimale të përcaktuara nga Kushtetuta dhe vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese.
Opozita e kundërshtoi këtë proces në seancën plenare duke kërkuar mirëkuptimin e kryetarit të Kuvendit që të ndiqej procedura e rregullt.
“Për fat të keq, në fund nuk vendosi as Kushtetuta, as arsyeja, as mirëkuptimi,” tha Bardhi, duke shtuar se Kuvendi kishte luajtur edhe një tjetër herë rolin e noterit të qeverisë.
PD pretendon gjithashtu se qeveria krijoi artificialisht një procedurë urgjente, ndonëse marrëveshja ishte miratuar në parim më shumë se një muaj më parë, si dhe i hoqi opozitës mundësinë për të kërkuar kontroll kushtetues të marrëveshjes përpara ratifikimit.
Një tjetër argument lidhet me klasifikimin si sekret të marrëveshjes, pasi sipas Bardhit, mungesa e botimit në Fletoren Zyrtare e bën të pamundur hyrjen e saj në fuqi, në kundërshtim me kërkesat kushtetuese për marrëveshjet ndërkombëtare.
Gjithashtu, PD publikoi të mërkurën të dhëna, sipas të cilave, vetëm 27 nga 140 deputetët kishin nënshkruar deklaratat e konfidencialitetit për t’u njohur me marrëveshjen, ndërsa nga 74 deputetët që votuan pro ratifikimit të saj, vetëm 19 rezultojnë të kenë pasur akses në dokument.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128