“U arrestova mbi një letërporosi të falsifikuar, provat s'ekzistojnë"/ Meta në GJKKO: Telefonin e Kryemadhit e morën me shkelje

29 July 2026, 14:41 / POLITIKË ALFA PRESS

“U arrestova mbi një letërporosi të falsifikuar, provat

Ish-presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar akuzat ndaj tij gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, duke hedhur akuza për mënyrën si është zhvilluar hetimi dhe duke kërkuar administrimin e disa dokumenteve në proces.

Meta ka folur për kontrollin e banesës së tij dhe sekuestrimin e telefonit të Monika Kryemadhit, duke pretenduar se janë kryer shkelje procedurale.

“Kam qenë prezent kur është bërë kontrolli i banesës. Kam qenë prezent kur Kryemadhi i ka thënë oficerit të policisë gjyqësore që telefoni është i imi dhe jo i mamit. Këto shkelje të procedurës tregojnë se nuk ka pasur fakte dhe prova. Ndaj Ilir Metës duhet të gjendeshin provat”, u shpreh Meta.

Sipas tij, mënyra e veprimit të organeve të hetimit ka pasur qëllim krijimin e një versioni të pavërtetë ndaj tij.

“Shkeljet e procedurave janë bërë për të shpikur”, tha Meta gjatë seancës.

“U rrëmbeva mbi bazën e një letërporosie të falsifikuar”-u shpreh Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta u ndal edhe te arrestimi i tij më 21 tetor 2024, duke pretenduar se ai është bërë mbi bazën e një dokumenti të falsifikuar.

“Unë jam rrëmbyer më 21 tetor 2024 vetëm në bazë të një letërporosie të falsifikuar nga Departamenti i Shtetit”, tha Meta.

Ai përmendi edhe çështje që lidhen me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, duke pretenduar se ka pasur lidhje me takime dhe zhvillime politike në Shqipëri.

Sipas Metës, McGonigal kishte qenë në Vjenë përpara takimit me kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij kanë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë.

“Para se të takonte Ramën ka qenë në Vjenë dhe është takuar me Tom Doshin. Atje ka të dhëna që ka qenë dhe Durim Bami”, tha Meta.

Ai përmendi gjithashtu çështjen CEZ-DIA dhe pretendoi se qëllimi ka qenë ndikimi në proceset zgjedhore.

“Qëllimi ishte pra zgjedhjeve që të rrëmbeheshin 86 mandate”, u shpreh Meta.

“Nuk kam pasur asnjë interes”- tha ish-presidenti lidhur për bisedat me Shatkun.
Meta foli edhe për përmendjen e emrit të Adrian Shatkut në dosje, duke mohuar çdo ndërhyrje të tij në këtë çështje.

“Është absurde që të ndërhyja për Adrian Shatkun. Por nëse do të kisha pasur dijeni apo ndërgjegjësim se çfarë donte të bënte Adrian Shatku, ai ka kërkuar heqjen e monopolit dhe vendosjen e një shërbimi në interes të të gjithëve, ku të futeshin të gjithë”, tha Meta.

Ai shtoi se ndryshimet ligjore do të ishin mënyra për të zgjidhur një çështje të tillë.

“Unë kam qenë dhe jam kundër monopoleve dhe këtë gjë do ta kisha zgjidhur me ligj në Parlament. Nuk kam pasur asnjë lloj ndërgjegjësimi apo interesi për këtë gjë”, u shpreh Meta.

Meta pretendoi se procesi ndaj tij është përdorur për krijimin e një narrative publike.

“Gjithçka është bërë për të mbajtur shtypin me gënjeshtra”, tha ai.

Seanca e radhës në GJKKO është caktuar më 10 shtator, ora 11:00.

Po ndodh...

ide