Thellohet tragjedia në Shkodër, gjendet e pajetë nëna me dy fëmijët në banesën e shkrumbuar, sapo ishin kthyer nga Gjermania
29 July 2026, 15:56 / AKTUALITET

Një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri në fshatin, Domen të Postribës në Shkodër këtë të mërkurë. Mësohet se brenda saj ndodhej nëna së bashku me dy fëmijët.
Raportohet se nëna dhe fëmijët e saj, kishin shkuar tek banesa e vjetër, e cila ishte e pabanueshme. Pas disa çastesh, shtëpia është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar.
Edhe pse zjarrëfikëset mbërritën në vendngjarje me vështirësi për shkak të terrenit malor, banesa ishte shkrumbuar totalisht. Ndërsa bëhet me dije se zjarrfikësit kanë gjetur brenda banesës një trup që dyshohet se është i njërit prej fëmijëve.
Po ashtu mister mbetet fati i nënës dhe fëmijës tjetër, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.
Pritet që për këtë rast të ketë një njoftim nga autoritetet mbi këtë rast.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Nga Red Varaku
Një Parlament kllounësh!
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128