“SPAK pretendon për ndikim të paligjshëm”, Kryemadhi jep detaje nga seanca në GJKKO, përplaset me protestuesit: Kam qenë dhe jam e shëmtuar! Qytetari: Je super “MILF”

Pas seancës në GJKKO, ish-politikania Monika Kryemadhi ka dhënë detaje në lidhje në lidhje me akzuat ndaj saj, ku tha se SPAK pretendon se ajo ka bërë ndikim të paligjshëm për favorizimin e marrjes së një tenderi nga kushëriri i saj, Ardian Shatku.
Më tej ajo ka hedhur akuza ndaj SPAK se është i motivuar politikisht, ndërsa bëri thirrje që të merren në pyetje të gjithë personat që kanë firmosur.
“Prokuroria pretendon që ka bërë ndikim të paligjshëm. Të thërrasë të gjithë personat që kanë firmosur. A ka dhënë gjë Monika Kryemadhi? A u ka premtuar gjë Kryemadhi? Prokuroria që kur ka ardhur për kontrollin në banesën e mamasë time ka qenë me objektiv politik. Mendoj që zoti Meta kishte perceptim vetëm nga dosja e akuzës por e gjithë procedura e fibrës optikë, ishte procedurë zvarritje. Adrian Shatku kishte 8 vite që kërkonte leje…”, tha ajo.
Por pas mbarimit të intervistës, Kryemadhi është përplasur me disa aktivistë, ku nuk kanë munguar ironitë për pamjen fizike të ish-kryetares së LSI-së. Ndërsa në fund, ish-politikania, iu bëri thirrje protestuesve që të rezistojnë.
Debati:
Monika Kryemadhi: Shiko, kam qenë shumë e shëmtuar e re.
Protestuesi: E di se të kemi parë.
Monika Kryemadhi: Ka një gjë tjetër, këto që kanë qenë të bukur të rinj, kur plaken shëmtohet. Unë jam siç kam qenë e re, e shëmtuar prapë.
Protestuesi: Shumë përgjigje diplomatike ke bërë, por s’është justifikim.
Protestuesi: Je super MILF moj!
Monika Kryemadhi: A jeni te protesta apo jo?
Protestuesi: Po!
Monika Kryemadhi: Mos u dorëzoni se ai vdes vetëm nga rezistenca.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128