EMRI/ Kjo është nëna e re që vdiq mes flakëve me fëmijët 3 dhe 1 vjeç, kishin ardhur nga Gjermania, shtëpia e vjetër në Shkodër ishte e pabanueshme
Blerina Çobaj rezulton se është nëna 24 vjeçare që ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të mërkure në Domen të Shkodrës. Ajo kishte ardhur nga Gjermania me bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur dhe fatkeqësisht gjetën vdekjen në shtëpinë e vjetër të familjes.
Policia njoftoi se Blerina dhe dy fëmijët e mitur, 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë, kanë mbetur të bllokuar në ambientet e brendshme dhe flakët u kanë marrë jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se aty nuk jetonte njeri.
Shtëpia e vjetër në fshatin Domen të Shkodrës ka qenë pronë e familjes së Blerina Çobaj, e cila ishte shpërngulur vite më parë dhe jetonte në fshatin Golem të kryeqendrës së veriut.
Vajza 24 vjeçare raportohet se kishte shkuar në shtëpinë në fshat për të pastruar dhe me vete kishte edhe dy fëmijët e mitur. Në rrethana të paqarta, aty ka shpërthyer zjarri dhe tre viktimat nuk kanë mundur dot të dalin.
Fatkeqësisht, familja e re që dy javë më parë kishte ardhur nga Gjermania, ku jetonte, për të kaluar disa ditë pushimi në Shkodër, është shuar mes flakëve.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128