Përmbyset mjeti bujqësor në Lezhë, ndërron jetë drejtuesi
29 July 2026, 19:06 / AKTUALITET
Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Torovicë të Lezhës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti me mjet bujqësor.
Viktima është identifikuar si Dod Samari, i cili, sipas informacioneve paraprake, po drejtonte një mjet bujqësor kur ka humbur kontrollin. Për pasojë, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, Samari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Nga Red Varaku
Një Parlament kllounësh!
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128