El Clasico në merkato/ Barcelona sfidon Realin për yllin e Manchester Cityt, Rodri

29 July 2026, 19:57 / SPORT ALFA PRESS

El Clasico në merkato/ Barcelona sfidon Realin për yllin e Manchester

Barcelona dhe Real Madridi pritet të përballen në një tjetër duel, këtë herë jashtë fushës, për shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri.

Klubi katalunas e ka identifikuar kapitenin e “Qytetarëve” si objektivin kryesor për të forcuar repartin e mesfushës defensive, pas dëmtimit të rëndë të Frenkie de Jongut në gju.

Sipas raportimeve të gazetarit Matteo Moretto për “Radio MARCA”, Barcelona ka nisur lëvizjet e para për të kuptuar mundësinë e një transferimi, pavarësisht kufizimeve financiare dhe rregullave të pagave në klub.

Megjithatë, në garën për 30-vjeçarin, avantazhin aktualisht e ka Real Madridi. “Los Blancos” raportohet se kanë nisur kontakte të drejtpërdrejta me Manchester Cityn, i cili e vlerëson kartonin e Rodrit mes 50 dhe 60 milionë eurove.

Mesfushori spanjoll ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez dhe një rikthim në La Liga shihet si opsioni i preferuar në rast largimi nga “Etihad”.

Kështu, dy gjigantët spanjollë pritet të zhvillojnë një tjetër përplasje të madhe, këtë herë në merkaton e verës, për një nga mesfushorët më të kompletuar në botë.

Po ndodh...

ide