Zjarr në Mallakastër, flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullishte

30 July 2026, 19:04 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr në Mallakastër, flakët përfshijnë një

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme pranë fshatit Cfir, në Mallakastër, duke përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pemëtari.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Repartit të Shërbimit Zjarrfikës të Mallakastrës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.

Operacioni po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve, si dhe nga terreni i thyer, që e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

 

Po ndodh...

ide