Protesta kundër Ramës, emigranti nga SHBA: T’i japim shpresë rinisë që Shqipëria të bëhet
Revolta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në muajin e tretë, ndërsa sot u zhvillua tubimi i 61-të në sheshin “Skënderbej”.
Qytetarët e mbledhur në protestë shprehën bindjen se duhet të ketë ndryshim politik dhe rrëzim të qeverisë, duke kërkuar një tjetër mënyrë qeverisjeje për vendin. Mes protestuesve ishte edhe një emigrant shqiptar i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili tha se një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë është rikthimi i shpresës te të rinjtë, në mënyrë që ata të mos largohen.
“Unë jetoj në Amerikë dhe ajo që më bën përshtypje është se rinia atje mundohet dhe punon. Nuk është dembele siç thonë. Duhet t’i japim shpresë, Shqipëria mund të bëhet dhe shpresojmë që rinia të mos ikë”, u shpreh ai. Emigranti tregoi se ka 30 vite që është larguar nga Shqipëria, ndërsa theksoi se largimi i të rinjve nuk duhet të jetë e vetmja zgjidhje për një jetë më të mirë.
“Kam 30 vjet që kam ikur nga Shqipëria, ndoqa familjen, por nuk do të thotë që të ikin të gjithë”, tha ai. Ai shtoi se vendi përballet ende me probleme të shumta, duke përmendur veçanërisht situatën në shëndetësi dhe mungesën e shërbimeve.
“Ka shumë shqiptarë që duan të kthehen në Shqipëri. Kam ardhur për arsye familjare, por edhe për protestën. Shpresoj të mblidhemi sa më shumë dhe të vazhdojë. Ka probleme me ilaçet, shpesh njerëzit marrin ilaçe të skaduara ose mungojnë specialistët dhe detyrohen të dalin jashtë vendit”, deklaroi ai.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128