“Hileqarë”/ Rama thumbon kritikët brenda PS: Bëni vetëkritikë, por jo t’i lini skuadrës kodoshin në derë

30 July 2026, 20:25 / POLITIKË ALFA PRESS
“Hileqarë”/ Rama thumbon kritikët brenda PS: Bëni

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar mënyrën sesi sipas tij do të qeveriset nga tani e në vijim, në një kohë që vendi është përfshirë prej 61 ditësh nga protesta masive, ka kritikuar anëtarët e PS të të gjitha niveleve se nuk dëgjojnë problematikat e votuesve.
Po ashtu në një dokument të quajtur Prania Besnike Rama prezantoi atë që e quajti frymë të partisë. Teksa prezantoi edhe shtyllat e kësaj fryme, nuk harroi të thumbonte dhe zërt kritikë brenda PS-së .
Ai tha se brenda për brenda mud të flitet edhe me zë të lartë, sepse kritika është ushqim i skuadrës, por jashtë mund të bëhen vetëm vetëkritika pa i lënë fajin partisë, ose siç e quajti ai t’i lësh partisë kodoshin në derë. Rama shtoi se një prani e tillë që i lë fajin skuadrës është hileqare.

“Përkushtimi ndaj transformimit të “makinerisë” me forcën e shembullit individual.
Kjo kthesë nis nga ne që jemi në këtë sallë ose nuk nis fare. Nis nga grupi parlamentar ose nuk shkon më tutje. Nis patjetër nga qeveria ose nuk merr besueshmërinë për të vazhduar si një kthesë e gjithë Partisë Socialiste.
Kritika jonë e brendshme mikpritet dhe kultivohet si ushqimi i vetëdijes së skuadrës, së familjes politike, por ajo ka vetëm një rrugë të ndershme: brenda nesh flitet hapur, flitet me zë të lartë, flitet drejt e në sy, ndërsa përballë qytetarit, kur rasti e kërkon, ajo bëhet vetëm si vetëkritikë, në emër dhe në interes të skuadrës, jo si konstatim publik i një spektatori që shfrytëzon problemin për interesin e vet dhe ia lë skuadrës “kodoshin” në derë. Kjo nuk është prani besnike. Kjo është prani hileqare.”, tha Rama.

 

 
 

 

 

Po ndodh...

ide