Rama: Turp të mbash pushtetin nëse harron pse ta kanë dhënë, PS duhet të dëgjojë edhe ata që nuk e votojnë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Socialiste mund të kërkojë mandate të tjera qeverisëse vetëm nëse arrin të dëgjojë jo vetëm mbështetësit e saj, por edhe ata që nuk e votojnë.
Gjatë fjalës së tij me drejtuesit politik te PS, Rama tha se synimi i socialistëve nuk duhet të jetë që të qëndrojnë gjatë në pushtet, por të qëndrojnë sa më gjatë në një vend që, sipas tij, u përket të gjithëve.
Kryeministri theksoi se përgjegjësia e PS-së nuk është t’u bindë kundërshtarët se nuk është e lidhur pas pushtetit, por të mos shkëputet nga qytetarët.
“Nuk dua që të qëndrojmë gjatë në vendet e kemi ulur, por duhet të qëndrojmë sa më gjatë n këtë vend që është i të gjithëve ne. Duam ta ngjisim vendin në BE, ta bëjmë të pakthyeshëm lëkundshme, pavarësinë e drejtësisë. T’i japim jetë një marrëdhënieje tjetër, dhe të vënë në dispozicion shtetin për individin. Detyra jonë nuk është që t’u prodhojmë atyre që nuk duan të binden se nuk jemi të lidhur pas pushtetit, njerëz që duan të na largojnë, por detyra jonë është mos të largohemi nga njerëzit. PS mund të kërkojë të tjera mandate, vetëm nëse do të dimë të dëgjojmë edhe atë që nuk na voton dhe atë që nuk na duartroket dhe të qajmë hallin që nuk arrijme të zgjidhet. Ka vetëm nder që të duash të përmbushësh një mision historik dhe turp është që të mbash pushtetin nëse ke harruar për cc ta dhanë. Mjaftoi një robot për të na nxjerr të rruar dhe ca plepa në Fier, për të na nxjerr të qethur, për të humbur bashkinë e Tiranës. Në atë kohë kemi nxjerr mësime. Dolëm të humbur në 2005 për një mal me vota.”, tha ai.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128