Lamallari drejt dorëheqjes? Rama thërret sot Grupin Parlamentar, ja çfarë pritet të diskutohet

30 July 2026, 14:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama ka thirrur për në orën 17:00 një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku, sipas burimeve, pritet të diskutohet edhe çështja e njohur si “Besa”.

Ndërkohë, burime të pakonfirmuara pohojnë për Vox News se ka zëra për ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar. Konkretisht, përflitet se ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mund të japë dorëheqjen dhe të zëvendësohet nga Romina Kuko.

Megjithatë, ky informacion mbetet i pakonfirmuar dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Kryeministria apo nga institucionet përkatëse që të konfirmojë një lëvizje të tillë.

Mbetet për t'u parë nëse mbledhja e pasdites do të sjellë zhvillime të reja lidhur me këto raportime apo me çështjet që pritet të diskutohen.

Po ndodh...

ide