Zjarri i madh përfshin magazinën në Shkozet, gjysma e Durrësit mbetet pa drita
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të madhe të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar pasi dy kabllo të tensionit të lartë janë shkëputur për shkak të temperaturave të larta dhe kanë rënë mbi magazinë, duke i vënë flakën objektit.
Në momentin e zjarrit, në magazinë ndodheshin punëtorë. Deri tani nuk dihet nëse të gjithë kanë dalë jashtë apo nëse ka persona të bllokuar, ndërsa mësohet se flakët rrezikojnë edhe tre banesa pranë magazinës.
Për arsye sigurie, policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Plepa–Durrës, pasi kabllot e tensionit të lartë kanë rënë në rrugë.
Si pasojë e dëmtimit të linjës elektrike, rreth gjysma e qytetit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.
Policia ka shoqëruar një person për tu marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkakun e plotë të zjarrit.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128