E prezantoi me Ivanka Trump dhe Kushner/ Lordi Rothschild kritikon Ramën për Butrintin: Vendimet e qeverisë bien ndesh me UNESCO-n dhe BE
Një nga emrat më të njohur të botës së financës ndërkombëtare ka ngritur shqetësime për mënyrën se si qeveria shqiptare ka trajtuar Parkun Kombëtar të Butrintit.
Lordi Nathaniel "Nat" Rothschild i cili e ka prezantuar kryeministrin e Shqipërisë me Ivanka Trump dhe Kushner, ka kritikuar vendimet Edi Ramës që lidhen me reduktimin e territorit të zonës së mbrojtur dhe ndryshimet ligjore për investimet strategjike, duke paralajmëruar se këto masa nuk përputhen me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë për mbrojtjen e trashëgimisë dhe mjedisit.
"Reduktimi i 800 hektarëve nga Parku Kombëtar i Butrintit në vitin 2022 dhe legjislacioni i vitit 2024 për investimet strategjike, në mënyrën se si zbatohet për parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura, nuk është në përputhje me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me angazhimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe me frymën e mbrojtjes së mjedisit që është ndërtuar me shumë kujdes gjatë tre dekadave të fundit", shprehet Rothschild.
Deklarata e tij rikthen në qendër të debatit dy ndërhyrje të kontestuara si ligje klienteliste të qeverisë Rama: heqjen e rreth 800 hektarëve nga territori i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe ndryshimet ligjore të vitit 2024, të cilat hapin mundësi për betonizime në zona të mbrojtura.
Sipas Rothschild, këto vendime cenojnë jo vetëm standardet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore, por edhe procesin e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ku respektimi i normave mjedisore është një prej elementëve të rëndësishëm.
Reagimi i financierit britanik vjen në një periudhë kur çështja e zonave të mbrojtura dhe projekteve të mëdha turistike në bregdet ka shkaktuar debat të gjerë publik në Shqipëri. Butrinti, si një prej pasurive më të rëndësishme arkeologjike dhe natyrore të vendit, ka qenë prej kohësh në qendër të përplasjeve mes argumentit për zhvillim ekonomik dhe kërkesave për ruajtjen e trashëgimisë.
Kush është Nat Rothschild dhe pse ka rëndësi reagimi i tij?
Nat Rothschild është financier britanik dhe pjesëtar i familjes së njohur Rothschild, një prej dinastive më të vjetra dhe më të njohura në botën e financës. Ai është një investitor me aktivitet ndërkombëtar dhe një figurë e njohur në qarqet ekonomike globale.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128