“Poliçani i tregoi Ramës se nuk ka 800 mijë votues”/ Lika: Regjimit po i vjen fundi, socialistët dogjën teserat
30 July 2026, 21:10 / POLITIKË
Aktivisti Edison Lika ka deklaruar se Poliçani i tregoi Ramës se nuk ka 800 mijë vota dhe madje nuk ka më as votuesit e PS pasi ata u dogjën teserat.
“Qytetarët e Poliçanit kanë dalë në shesh dhe i kanë thënë se jo vetëm s’ke 800, 000 vota, por nuk ke as socialistët. Kryetari i PS atje ka dhënë dorëheqjen mijëra anëtarë kanë djegur teserat e PS.
Iu themi qytetarëve të Poliçanit dhe Shqipërisë të bashkohen në shesh kundër regjimit që po shpopullon Shqipërinë.
E nga ky shesh i bëjmë thirrje Edi Ramës: A je i sigurt se i ke 800 mijë vota? As 80 mijë s’i ke më.
Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës dhe po djegin teserat, po i vjen fundi regjimit tënd”.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Nga Red Varaku
Një Parlament kllounësh!
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128