Arteta paralajmëron goditje të mëdha në merkato/ Arsenali kërkon të ngrejë nivelin e skuadrës

Mikel Arteta ka paralajmëruar se Arsenali nuk e ka mbyllur ende punën në merkaton e verës, duke lënë të kuptohet se klubi londinez po përgatit afrime të rëndësishme për të ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese.
Trajneri spanjoll, në një intervistë për mediat zyrtare të klubit, bëri të qartë se drejtuesit e Arsenalit kanë një plan të qartë për ta çuar ekipin në një tjetër nivel.
“Po ndodhin shumë gjëra. Të gjithë e dimë kontekstin e këtij afati kalimtar. Nga pronarët te bordi, drejtori sportiv dhe unë, të gjithë e dimë se duam ta çojmë këtë klub në një tjetër nivel. Për këtë na duhet një skuadër më e mirë dhe lojtarë më cilësorë”, u shpreh Arteta.
Tekniku i “Topçinjve” tha se klubi ka identifikuar repartet ku kërkohen përforcime për të përmirësuar më tej stilin dhe cilësinë e lojës.
“Kemi identifikuar ku kemi mundësi të rritemi, të përmirësohemi dhe të evoluojmë. Shpresoj që shumë shpejt t’i konkretizojmë këto plane”, shtoi ai.
Deri tani, Arsenali ka zyrtarizuar disa lëvizje në merkato, por sipas mediave angleze londinezët synojnë edhe emra të mëdhenj. Mes objektivave të përfolur janë mesfushori Bruno Guimaraes dhe ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, edhe pse një marrëveshje për brazilianin shihet si tepër e vështirë.
Me këto deklarata, Arteta ka sinjalizuar se Arsenali synon të jetë edhe më i fortë në sezonin e ardhshëm dhe të luftojë për objektiva madhorë.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128