“Zemra ime do vijë si dëshmitar”, zbulohen mesazhet e Ramës me Kryemadhin në gjyqin me dyer të mbyllura, ish-deputetja: Ç’problem ka? Ashtu t’më thonë të gjithë
Duke shfrytëzuar pjesërisht frazën e ish-bashkëshortit, Ilir Meta, “me qetësi”, por jo me dashuri, Monika Kryemadhi parashtroi kundërshtimet e saj ndaj akuzës së SPAK-ut, që ka konkluduar se çifti ka ndikuar për marrëveshjen e fibrave optike në favor të Ardian Shatkut.
Ish-deputetja i cilësoi komunikimet me mesazhe dhe në e-mail si administrative dhe aspak ndikuese apo të dyshimta për të qenë penale. Nën pretendimin se më shumë kishte folur për këtë çështje me Edi Ramën dhe duke sjellë një komunikim mes tyre, Monika Kryemadhi jo vetëm ngriti dilemën përse nuk ishte pyetur nga SPAK-u Rama, por kërkoi që ai të thirrej si dëshmitar.
Anila Hoxha: Ju lexuat mesazhet me kryeministrin e vendit, ku ai ju quan “zemër”, mendoni se është bërë xheloz ish-bashkëshorti juaj teksa lexonit mesazhet?
Monika Kryemadhi: Po le të bëhet mi motra, sa veta më thonë zemër mua, çfarë problemi ka? Ashtu të më thonë, të gjithë zemra. Po nuk është aty problemi…
Anila Hoxha: Po atëherë përse kërkoni Ramën për dëshmitar?
Monika Kryemadhi: Po e kam zemër… Problemet e mia me Ramën vazhdojnë edhe te ligji i minierave. Kështu që zemra ime do të vijë si dëshmitar.
Kryemadhi i konsideroi deduksione gjetjet e prokurorëve, me qëndrimin se akuza i kishte keqinterpretuar mesazhet, disa prej tyre me disa ish-funksionarë.
Me këtë pretendim, Kryemadhi shfajësoi Pirro Xhixhon dhe Ilir Metën, që nuk kishin asnjë kompetencë, dhe shtoi se si dëshmitarë duhet të dëgjohen edhe Ardian Shatku, Edmond Haxhinasto, Milena Harito dhe Albana Shtylla.
“Çështja jonë nuk është procedurale, por politike”, tha Kryemadhi.
Gjykata rrëzoi kërkesën e përsëritur të Metës për të dalë nga kafazi i qelqtë, që të ulej në sallë me avokatin përkrah.
“Kam qenë kundër monopoleve”, deklaroi Ilir Meta, “dhe nuk kisha nevojë të kërkoja favore askujt”. Meta shtoi se është i rrëmbyer nga tetori 2024.
Anila Hoxha: Meta parashtroi idenë e një komploti grek dhe serb, duke përmendur McGonigal, ju jeni duke parashtruar se ka dhe një komplot amerikan kundër Metës dhe PL?
“Është komplot ndërkombëtar, është rrëmbyer edhe Partia e Lirisë”, tha Blushi.
Avokati i Metës kërkoi që versioni i Kryemadhit për fibrat optike të përdoret për pafajësinë e ish-presidentit dhe kërkoi pyetjen e saj si dëshmitare.
Ndërsa Meta i doli në krah ish-bashkëshortes, duke treguar se kishte qenë i pranishëm kur, në shkelje të procedurës, Kryemadhit i ishte sekuestruar telefoni, ndonëse ishte deputete.
Ashtu si procesi ndaj tre të pandehurve, që janë me gjykim të shkurtuar, është shtyrë për në vjeshtë, edhe gjykimi i zakonshëm ndaj Metës dhe Kryemadhit u shty për në datën 10 shtator./TCH
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128