Përplasje e fortë në autostradën “Ibrahim Rugova”/ Kamioni godet 3 automjete, 7 të plagosur

29 July 2026, 21:05 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përplasje e fortë në autostradën “Ibrahim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Qafë Duhël–Prishtinë.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe hetuesit e Njësisë së Autostradës, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Policia e Kosovës bëri me dije se qarkullimi në rrugë është lehtësuar, ndërsa njëri korsi ka vijuar të jetë i hapur për automjetet.

“Për natyrën e lëndimeve, hetuesit do të shkojnë edhe në spital për të marrë informacionet e nevojshme”, deklaroi Policia e Kosovës.

Po ndodh...

ide