Juventusi rrëmben talentin e Leverkusenit/ Alajbegovic drejt Torinos për 40 milionë euro

29 July 2026, 23:52 / SPORT ALFA PRESS

Juventusi rrëmben talentin e Leverkusenit/ Alajbegovic drejt Torinos

Juventusi është shumë pranë finalizimit të një goditjeje të rëndësishme për të ardhmen, duke siguruar shërbimet e talentit boshnjak të Bayer Leverkusenit, Kerim Alajbegovic.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me klubin gjerman për transferimin e 18-vjeçarit, në një operacion që kap vlerën rreth 40 milionë euro.

Juventusi pritet të paguajë 33 milionë euro si tarifë bazë, ndërsa 7 milionë euro të tjera do të jenë të lidhura me bonuse. Negociatat janë konfirmuar edhe nga gazetari Fabrizio Romano, i cili bëri të ditur se marrëveshja ka hyrë në fazën përfundimtare.

Alajbegovic ishte një nga talentet më të kërkuara në merkato këtë verë. Për të kishte interes nga klube të mëdha evropiane, mes tyre Chelsea, Milan, Napoli, Roma dhe Atalanta, por Juventusi arriti të fitojë garën.

Talenti boshnjak kishte shfaqur më herët dëshirën për të luajtur në Serie A, ndërsa transferimi në Torino shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.

Sezonin e kaluar, gjatë huazimit te RB Salzburg, Alajbegovic zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 4 asistime.

 

Po ndodh...

ide