Ancelotti nis revolucionin te Brazili: Do të ndërtojmë një kombëtare të re

Pas eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës 2026, Brazili pritet të hyjë në një periudhë ndryshimesh të mëdha. Përzgjedhësi i “Seleçaos”, Carlo Ancelotti, ka paralajmëruar nisjen e një procesi rindërtimi për krijimin e një skuadre të re.
Brazili u eliminua në fazën e 1/8-ës së finales pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë, duke mbyllur një nga paraqitjet më zhgënjyese në historinë e fundit të kombëtares.
Ky ishte eliminimi më i hershëm i Brazilit në një Botëror që nga viti 1990, ndërsa për herë të parë pas shumë edicionesh “Seleçao” nuk arriti të shkonte të paktën deri në çerekfinale.
Pas dështimit në turne, Neymar njoftoi largimin nga kombëtarja, ndërsa mbetet e paqartë e ardhmja e disa prej veteranëve si Casemiro dhe Marquinhos.
Ancelotti ka bërë të ditur se fokusi tani do të jetë te zbulimi i talenteve të rinj dhe krijimi i një skuadre konkurruese për të ardhmen.
“Do të fillojmë të ndërtojmë një ekip të ri, duke vëzhguar dhe testuar lojtarë të rinj, por pa përjashtuar futbollistët që ishin me ne në Kupën e Botës dhe që ende kanë shumë për t’i dhënë kombëtares”, deklaroi tekniku italian.
Objektivi i radhës për Brazilin është Kupa e Amerikës 2028, ndërsa ndeshjet miqësore të shtatorit ndaj Australisë do të shërbejnë si mundësi për Ancelottin për të provuar emra të rinj dhe për të nisur përgatitjet drejt Botërorit 2030.
Po ndodh...
ide
Protesta si furra ku po farkëtohet sistemi i ri politik
Një Parlament kllounësh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128