Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, priten edhe tre kandidatura të reja deri më 1 gusht

30 July 2026, 09:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm pritet të zgjerohet me kandidatura të reja para përfundimit të afatit zyrtar.

Deri në datën 1 gusht, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, pritet të paraqesin kërkesat e tyre edhe Fatjona Memçaj, Arta Marku, ish-prokurore e përgjithshme e përkohshme, si dhe Ylli Pjetërnikaj.

Deri më tani, në garë janë zyrtarisht dy kandidatë Adnan Xholi dhe Rovena Zoto.

Po ndodh...

ide