Balluku mbërrin mbërrin në SPAK, prezencë e lartë policore

31 July 2026, 14:22 / POLITIKË ALFA PRESS
Balluku mbërrin mbërrin në SPAK, prezencë e lartë

Qytetarët janë mbledhur sot në protestë para SPAK, ndërsa ishte paralajmëruar që ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku do t’i bëhen të ditura akuza të reja për lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës.

Policia ka tentuar të largojë nga zona protestuesit. Ajo që vihej re është se policia ka frikë se mos përsëriten skenat e protestave para Kuvendit,. Ku deputetë ministra dhe makinat e tyre janë goditur me vezë nga qytetarët. Në një moment një nga protestueset madje i thotë efektivëve ta kontrollojnë nëse duan sepse nuk ka me vete vezë.

Edhe rrugët që kalojnë në hyrje të SPAK, ishin mbushur me policë me uniforme por edhe civilë.

Ndërkohë që Balluku ka dërguar në fillim avokatin Ardian Kalia në SPAK dhe pak momente me vonë është shfaqur edhe ajo.

Belinda Balluku është paraqitur pra ditën e sotme (31 korrik) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsioni, ku pritet t’i komunikohet shtyrja e hetimeve, por edhe akuzat e reja.

Po ndodh...

ide