Shtatë qarqe me nivel të lartë rreziku për zjarre, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron bashkitë për kujdes

1 August 2026, 12:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë dhe Vlorë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Në qarkun Kukës pritet nivel rrezik “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).  Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Përsa i përket parashikimit meteorologjik, këtë fundjavë priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër, ditë e diel, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 23 / 33°C, në vendet e ulëta: 22 / 35°C dhe në vendet malore: 15 / 31°C. Era, sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Po ndodh...

ide