PS plan për “shkrirjen” e disa bashkive, Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar më shumë debat dhe transparencë për Reformën Territoriale, duke ngritur shqetësimin se komunitetet e prekura nga ndryshimi i hartës administrative nuk janë përfshirë në proces.
Në reagimin e tij, Braçe shprehet se propozimi për bashkitë e reja territoriale ka sjellë reagime të forta, veçanërisht në zonat ku parashikohet shkrirja e disa bashkive. Ai përmendi konkretisht Poliçanin, Divjakën dhe Libohovën, tre bashki me të cilat, sipas tij, ka një lidhje të veçantë dhe që pritet të bashkohen me njësi të tjera vendore.
Duke komentuar protestat dhe kundërshtimet e banorëve, deputeti socialist theksoi se procesi nuk duhet të zhvillohet vetëm në zyrat e institucioneve, por duhet të përfshijë drejtpërdrejt qytetarët.
“Duhet të dëgjojmë njerëzit, jo vetëm drejtuesit e bashkive. Ata nuk janë dëgjuar dhe ky është një problem. Duhet t’u shpjegojmë arsyet e ndryshimit, të dëgjojmë shqetësimet e tyre dhe të diskutojmë me ta”, u shpreh Braçe.
Ai argumentoi se bashkitë që preken nga reforma nuk janë thjesht njësi administrative, por zona me histori, identitet dhe zhvillime të rëndësishme ekonomike.
Sipas Braçes, Libohova ka një trashëgimi të hershme historike si qendër administrative, Divjaka ka njohur zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe infrastrukturor vitet e fundit, ndërsa Poliçani është një qytet i krijuar rreth industrisë strategjike ushtarake.
Deputeti socialist theksoi se vendi nuk mund të përqendrojë gjithë zhvillimin ekonomik vetëm në Tiranë dhe kërkoi që reforma të shihet përtej një ndarjeje teknike të territorit.
“Dita e djeshme ishte e vështirë, për shkak të ndarjes së propozuar territoriale, administrative. Reforma duhet të jetë shumë më e madhe se kaq. Tre bashki me të cilat unë kam një lidhje të posaçme, Poliçani, Divjaka dhe Libohova, shkrihen e bëhen pjesë e bashkive të tjera. Dita u bë edhe më e vështirë pas protestës në Poliçan, banorëve atje, socialistëve me ta, si edhe pas reagimeve që pasuan në Divjakë dhe Libohovë. Unë mendoj se tani është koha të dëgjojmë njerëzit. Jo thjesht udhëheqësit e këtyre bashkive, por njerëzit. Ata nuk janë dëgjuar dhe ky është problem. Të ndajmë me ta informacion për arsyet dhe çfarë ndodh me ta pas kësaj ndarjeje; të dëgjojmë mendimet e tyre, argumentet e tyre, t’i debatojmë me ta, të reflektojmë. Është detyrim i procesit ky. Kini parasysh që nuk kemi të bëjmë me tre njësi administrative të humbura e të mbaruara. Libohova ka qenë nënprefekturë që në vitin 1914 dhe qytet prej shekujsh. Divjaka është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në 12 vitet e fundit, ekonomikisht, në prodhim, infrastrukturë dhe në aspektin social. Ndërsa Poliçani është një qytet i ndërtuar për nevoja strategjike të industrisë ushtarake, për të cilën sot flitet si një domosdoshmëri. Nuk mund të jetë vetëm Tirana ekonomia e këtij vendi në çdo degë”, shkruan Braçe.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Fundi i iluzionit të diplomacisë
Poliçani është vetëm fillimi i shpërthimit të krizës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128