FIFA "hap derën" për miliardat private/ Trump: Nuk kam folur me Infantinon për planin 20 miliardë dollarësh

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me planin e FIFA-s për krijimin e një kompanie të re me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, e cila do të menaxhojë të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe aktiviteteve të tjera ndërkombëtare të futbollit.
Trump ka bërë të ditur se nuk ka zhvilluar bisedime me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për projektin që parashikon përfshirjen e investitorëve privatë në strukturën e re financiare të organizatës.
Duke folur për gazetarët në Camp David, presidenti amerikan u shpreh se nuk kishte dijeni për detajet e planit, pavarësisht marrëdhënies së afërt të krijuar me Infantinon gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Sipas projektit të FIFA-s, investitorëve të jashtëm do t’u ofrohen deri në 20% të aksioneve të kompanisë së re, e cila synon të rrisë të ardhurat nga të drejtat televizive, marketingu dhe aktivitetet komerciale të turneve ndërkombëtare.
Në mesin e investitorëve të mundshëm është edhe një grup i drejtuar nga një kompani e themeluar nga Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump.
Plani ka hapur debat në botën e futbollit, me UEFA-n që ka shprehur shqetësime për ndikimin që mund të ketë përfshirja e kapitalit privat në menaxhimin e aktiviteteve ekonomike të FIFA-s.
Nga ana tjetër, Infantino ka mbrojtur nismën, duke argumentuar se struktura e re synon të krijojë më shumë të ardhura për federatat anëtare dhe të zgjerojë mundësitë financiare të futbollit global.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128