Qytetari: Poliçani i dha goditje të fortë Ramës, ishte dhe zemra e PS-së

31 July 2026, 20:40 / POLITIKË ALFA PRESS
Qytetari: Poliçani i dha goditje të fortë Ramës, ishte dhe

Në ditën e 62-të të protestës qytetare në bulevard, protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën e tyre deri në realizimin e kërkesave, duke shprehur bindjen se lëvizja do të sjellë ndryshime politike.

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë u ndal te reagimet e fundit kundër Reformës Territoriale, duke përmendur edhe kundërshtimet e banorëve të Poliçanit për shkrirjen e bashkisë së tyre.

Sipas tij, protesta ka nxjerrë në pah edhe pakënaqësi brenda radhëve të socialistëve, të cilët, sipas tij, ndihen të prekur nga vendimet e qeverisë.

“Kjo protestë nxori në pah dhe pakënaqësitë e socialistëve. Janë këta që po shkelin besën që ua dhanë atyre. Është një mbështetje e madhe për shqiptarët kjo protestë”, u shpreh qytetari.

Ai kritikoi gjithashtu reformën territoriale, duke pretenduar se shkrirja e bashkive lidhet me politikat e qeverisë dhe me atë që ai e cilësoi si “Paketën e Maleve”.

“Rama që po shpërbën bashkitë është pjesë e politikave të tij. Kjo ka synim edhe Paketën e Maleve”, deklaroi ai.

Në fund, qytetari u shpreh se protestat do të vijojnë edhe gjatë muajit gusht, duke paralajmëruar një intensifikim të tyre.

“Muaji gusht do të jetë edhe më i fuqishëm, protestat do të jenë më të forta dhe do t’i sjellin fundin Ramës”, tha ai.

Po ndodh...

ide