“Kush e heton peshkun e madh?” Protestuesit ironizojnë lirimin e Ilir Beqajt
Protestuesit që prej 62 ditësh vijojnë tubimet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë përcjellë edhe këtë mbrëmje mesazhe përmes pankartave, ku në fokus kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në çështjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Një prej pankartave të shfaqura në protestë ironizonte vendimin e GJKKO-së për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Beqajt nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”.
“I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate”, shkruhej në njërin prej mesazheve të protestuesve.
Ndërkohë, një tjetër pankartë ngrinte pyetjen: “Peshku i madh ha të voglin. Po peshkun e madh kush e heton?”, duke kërkuar, sipas protestuesve, përgjegjësi dhe hetim të barabartë për të gjithë.
“Të mëdhenjtë nuk janë mbi ligjin. Llogaridhënie për të gjithë! SPAK heton. Qytetarët presin përgjigje”, thuhej në pankartë.
Në tubimin e mbrëmjes nuk munguan as mesazhet në gjuhën angleze, ku protestuesit iu referuan edhe deklaratave të mëparshme të kryeministrit Rama, i cili i kishte cilësuar disa prej tyre si “korba”.
Po ndodh...
ide
Fundi i iluzionit të diplomacisë
Poliçani është vetëm fillimi i shpërthimit të krizës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128