Granit Xhaka qëndron te Sanderlendi, kapiteni i Zvicrës zbulon ambiciet për sezonin e ri
Granit Xhaka ka dhënë sinjalin e qartë se do të vazhdojë aventurën e tij me Sanderlandin, duke mbyllur zërat për një largim të mundshëm nga klubi anglez.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ishte përfolur ditët e fundit për një interesim nga Çelsi, por duket se e ardhmja e tij do të vijojë të jetë te “Macet e zeza”.
Xhaka ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me Sanderlandin dhe përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka shprehur kënaqësinë për rrugëtimin e tij me skuadrën.
"Një vit ka kaluar tashmë dhe koha fluturon. Kur shoh pas, është e pabesueshme se çfarë kemi ndërtuar së bashku në një kohë kaq të shkurtër. Jam mirënjohës për çdo sfidë, çdo mësim dhe çdo moment të paharrueshëm. Tani jemi gati për një tjetër sezon. Le ta bëjmë edhe më të madh", shkroi Xhaka.
Mesazhi i kapitenit të Kombëtares së Zvicrës ka rikthyer entuziazmin te tifozët e Sanderlandit, të cilët e shohin atë si një nga figurat kryesore të ekipit.
Me këtë qëndrim, Xhaka duket se ka zgjedhur të vazhdojë projektin e nisur me klubin anglez dhe të fokusohet te objektivat e sezonit të ardhshëm.
Po ndodh...
ide
Fundi i iluzionit të diplomacisë
Poliçani është vetëm fillimi i shpërthimit të krizës
Në përrallat e ujqërve, gjuetarët janë të këqinjtë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128