Valë e re sulmesh izraelite në Liban, hidhen në erë shpella dhe banesa
Forcat izraelite kanë kryer sulme në shkallë të gjerë në jug të Libanit gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, duke hedhur në erë shpella dhe banesa në disa zona.
Sipas raportimeve të mediave, shpërthime janë regjistruar në qytetet Yohmor al-Shaqif, Arnoun dhe Kfar Tebnit, në distriktin Nabatieh. Zhurma e shpërthimeve është dëgjuar në të gjithë jugun e Libanit, deri në zonat Iqlim al-Kharroub dhe Khaldeh, në jug të Bejrutit.
Shpërthimet pranë Kështjellës Beaufort kanë thyer xhamat dhe kanë shkaktuar dëme në banesat e qytetit Qlaiaa, në distriktin Marjayoun.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, forcat izraelite hodhën në erë disa shpella dhe shtëpi pranë qyteteve Mansouri dhe Majdal Zoun, në distriktin Tyre.
Sipas agjencisë, mbrëmjen e djeshme forcat izraelite hapën zjarr me mitraloz në zonën përreth Mansourit dhe Bayt al-Sayyad, ndërsa Mansouri u godit edhe me disa predha artilerie.
Po ashtu, zhurma e tankeve izraelite u dëgjua në kodrën Baraachit, në drejtim të qytetit Ainata, në distriktin Bint Jbeil, duke u shoqëruar me shpërthime dhe dridhje që u ndjenë në sektorët lindorë dhe perëndimorë të jugut të Libanit.
Po ndodh...
ide
Fundi i iluzionit të diplomacisë
Poliçani është vetëm fillimi i shpërthimit të krizës
Në përrallat e ujqërve, gjuetarët janë të këqinjtë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128