Asgjë s’e ndal revoltën! Protesta antiqeveritare në ditën e 62-të, qytetarët: Shqipëria e rinisë!
31 July 2026, 23:00 / POLITIKË
Marshimi i protestuesve në kryeqytet po vijon përgjatë zonës së ish-tregut Elektrik, ku qytetarët kanë intensifikuar thirrjet kundër qeverisë.
“Ndryshim sistemi”, “Revolucion” dhe “Dorëheqje”, “Shqipëria e rinisë”, janë disa nga sloganet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa protestuesit vijojnë të ecin në grup në rrugët e Tiranës.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 62-të, vazhdon me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, si edhe për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas organizatorëve, do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Protesta vijon pa incidente, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Fundi i iluzionit të diplomacisë
Nga Sokol Neçaj
Poliçani është vetëm fillimi i shpërthimit të krizës
Nga Red Varaku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128