Prrenjasi sërish në protestë, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin: Nuk do të tërhiqemi

31 July 2026, 23:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Qindra qytetarë të Prrenjasit janë ngritur sërish në protestë, për herë të dytë pas zhvillimit të referendumit, duke kundërshtuar bashkimin e mundshëm të bashkisë së tyre me Bashkinë e Librazhdit.

Banorët u mblodhën në qendër të qytetit, ku shprehën vendosmërinë për të mos lejuar ndryshimin e statusit të Bashkisë Prrenjas. Ata theksuan se do të vazhdojnë protestat dhe çdo formë demokratike të reagimit deri në mbrojtjen e plotë të identitetit të qytetit dhe ruajtjen e Bashkisë Prrenjas.

Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kjo përpjekje, duke e konsideruar ruajtjen e bashkisë si një çështje me rëndësi për identitetin, përfaqësimin dhe të ardhmen e komunitetit të tyre.

 

Po ndodh...

ide