“Bashkë me diasporën, do t’i bashkohemi protestës”/ Fushë-Arrëzi kundër bashkimit me Pukën, kryebashkiaku: Referendum nga populli!

1 August 2026, 13:32 / POLITIKË ALFA PRESS

“Populli i Fushë-Arrëzit do të shkojë në referendum, kundër shkrirjes së bashkisë”.

Kështu shprehet kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, i cili thotë se nuk është bërë asnjë konsultim me komunitetin për këtë nismë, që sipas tij do të shpopullojë edhe më tepër qytetin verior.

Sipas Currit, Bashkia e Fushë-Arrëzit nuk është barrë buxhetore për shtetin, pasi në këtë zonë operojnë disa biznese në industrinë e rëndë, taksat e të cilëve derdhen në arkën e institucionit që drejton.

Kryebashkiaku demokrat paralajmëron se do ta ndjekin këtë çështje deri në instancat ndërkombëtare, kurse qytetarët e Fushë-Arrëzit, bashkë me diasporën do të mobilizohen në protesta.

 

 

Po ndodh...

ide