Zjarr në Novoselë të Vlorës, përfshihen nga flakët parcela me ullishte

1 August 2026, 18:07 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr në Novoselë të Vlorës, përfshihen nga flakët

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të shtune në fshatin Dëllënjë, në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, duke përfshirë sipërfaqe me ullishte dhe pemëtore.

Sipas raportimeve, ndërhyrja nga ana e zjarrfikësve po vështirësohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit në sipërfaqet me bimësi.

Paraprakisht, banesat nuk paraqiten të rrezikuara, pasi ndodhen në një distancë të konsiderueshme nga vatra e zjarrit.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet për zbardhjen e tyre.

Po ndodh...

ide