Flakët pushtojnë Athinën, digjen pyje e banesa
Zjarret masive vazhdojnë të kërcënojnë Europën Jugore, me Greqinë, Francën dhe Spanjën që po përballen me një situatë kritike. Në Greqi, erërat e forta kanë përhapur flakët në disa rajone, përfshirë zonat pranë Athinës.
Autoritetet greke lëshuan alarme për situata emergjente për disa zona këtë të shtunë dhe paralajmëruan për rrezik ekstrem nga zjarret në rajonet e Atikës dhe Evias.
Më shumë se 300 zjarrfikës,92 automjet zjarrfikëse, makineri të rënda dhe mjete ajrore vazhdojnë të luftojnë një zjarr të madh në rajonin e Beotisë, ku mbi 200 banorë të qytetit Agios Vasileios, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Athinës, u detyruan të evakuoheshin me rrugë detare.Edhe Franca po përballet me një përkeqësim të situatës.
Në departamentin Var, një vatër zjarri e vënë më herët nën kontroll është riaktivizuar, duke djegur mbi një mijë hektarë brenda vetëm gjashtë orësh. Rreth 2 mijë e 500 persona janë evakuuar dhe mbi 1 mijë e500 zjarrfikës vazhdojnë betejën me flakët.
Autoritetet franceze bëjnë të ditur se këtë vit zjarret kanë përfshirë mbi 119 mijë hektarë tokë. Sa i përket Spanjës, disa vatra të mëdha janë stabilizuar, duke lejuar kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre, ndërsa në provincën Leon kanë shpërthyer zjarre të reja.
Në Castellon, policia dyshon se një nga zjarret është shkaktuar qëllimisht, pasi janë zbuluar dy pika të ndryshme ndezjeje. Sipas ekspertëve, Europa po përjeton një nga sezonet më të rënda të zjarreve, të favorizuara nga dimri i lagësht, valët e njëpasnjëshme të të nxehtit dhe mungesa e reshjeve.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128