Aksident i rëndë/ Kamioni përplaset me 3 makina, 7 të plagosur
1 August 2026, 22:34 / KOSOVA
Një përplasje e fortë mes disa automjeteve ka shkaktuar panik në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në aksin Qafë Duhël në drejtim të Prishtinës.
Sipas raportimeve të para, një kamion është përfshirë në një aksident me tre automjete të tjera, ku si pasojë shtatë persona kanë mbetur të plagosur.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.
Policia e Kosovës njoftoi se një pjesë e rrugës ka vijuar të jetë e kalueshme, ndërsa hetuesit po mbledhin të dhëna për dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128