Zhduken dy motoristë në Majën e Jezercës
1 August 2026, 23:02 / AKTUALITET
Dy motoristë janë raportuar të zhdukur mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Majës së Jezercës, në Alpet Shqiptare.
Sipas informacioneve paraprake, dy motoristët, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet publik, janë zhdukur teksa ishin duke eksploruar terrenin malor.
Ndërkohë një grup kërkim-shpëtimi kanë nisur kërkimet për lokalizimin e tyre, ndërsa raportohet se kërkimet po zhvillohen në një zonë të vështirë malore, për shkak të relievit të thepisur të Jezercës.
Operacioni vijon, ndërsa priten informacione të reja për gjendjen e dy motoristëve dhe rezultatet e kërkimeve
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128