Alabbar bëhet ‘pishman’ për projektin në Portin e Durrësit: Gabova në Shqipëri,e ndërtova shpejt!
Themeluesi i kompanisë së njohur Emaar Properties, Mohamed Alabbar, ka rikthyer në vëmendje polemikat për projektin e tij në Mal të Zi, duke thënë se ende e konsideron një gabim përfshirjen në tenderin për plazhet në Ulqin.
Në një intervistë të publikuar më 1 gusht 2026, miliarderi nga Emiratet u shpreh se “fajëson ende avokatin e tij indian”, pasi këshillat ligjore e çuan kompaninë drejt marrjes së të drejtave për nëntë plazhe në bregdetin malazez.
Në intervistë, Alabbar u ndal edhe te projekti “Durrës Marina” në Shqipëri, duke pranuar se do të vepronte ndryshe nëse do ta niste nga e para.
Ai tha se është penduar që ndërtoi shumë shpejt, duke theksuar se fillimisht duhej të krijoheshin hapësirat publike, restorantet, arti dhe jeta e zonës, e më pas ndërtesat.
“U pendova që ndërtova shumë shpejt”, u shpreh ai, duke shtuar se, nëse do ta niste sërish nga e para, fillimisht do të krijonte jetën e zonës, shëtitoret, restorantet, hapësirat publike, artin dhe aktivitetet, e vetëm më pas do të ndërtonte godinat.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128