“Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Mesazhi për Ramën para Kryeministrisë
Një banderolë gjigante me mbishkrimin “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar” është shpalosur nga protestuesit përpara godinës së Kryeministrisë, gjatë tubimit të organizuar këtë të shtunë në Tiranë.
Protestuesit, të mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, marshuan më pas përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj kombëtarë, pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër qeverisë.
Përpara godinës së Kryeministrisë, ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa hodhën akuza ndaj tij për afera korruptive dhe kundërshtuan dokumentin strategjik të prezantuar së fundmi nga kreu i qeverisë. Gjatë protestës u dëgjuan vazhdimisht thirrjet “Poshtë qeveria” dhe “Edi Rama i pabesë”.
Pjesë e protestës ishin edhe dhjetëra shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët e cilësuan pjesëmarrjen e tyre si një akt solidariteti me qytetarët që jetojnë në Shqipëri. Një prej protestuesve të ardhur nga Gjermania deklaroi se atje ka nisur edhe një peticion për mbledhjen e firmave kundër kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë “të rrezikshëm për shqiptarët”.
Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta do të vijojë deri në largimin e Edi Ramës.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128