Aksidenti në galeritë e “Eternal Security”/ Humbi jetën në minierë, nxirret trupi i 40-vjeçarit Ilir Kolaveri!

2 August 2026, 16:57 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksidenti në galeritë e “Eternal Security”/ Humbi

Pas më shumë se 24 orësh kërkime, është bërë e mundur nxjerrja nga galeria e trupit të minatorit 40-vjeçar, i cili humbi jetën në minierën e Tërnovës në Bulqizë.

Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari dyshohet se ka rënë në një furnel, ku më pas është mbuluar nga një masiv gurësh.

Pas nxjerrjes nga galeria, trupi është transportuar drejt Tiranës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik në minierë.

 

 

Po ndodh...

ide