Pas rikonfirmimit në krye të LDK-së, Lumir Abdixhiku shfaqet krah Vjosa Osmanit në Sunny Hill Festival
2 August 2026, 13:02 / KOSOVA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë parë së bashku në ambientet e Sunny Hill Festival, që po mbahet në Prishtinë.
Prania e dy figurave të njohura politike në festival ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe të mediave, teksa eventi vazhdon të mbledhë mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. Sunny Hill Festival, i organizuar nga Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa, po zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht dhe konsiderohet një nga festivalet më të mëdha muzikore në Ballkan.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128