Pallati përfshihet nga zjarri në Vlorë, flakët shkrumbojnë një apartament në katin e tretë, banorët në panik
2 August 2026, 12:40 / AKTUALITET
Një zjarr ka rënë në një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke përfshirë një apartament në katin e tretë. Flakët dhe tymi i dendur kanë alarmuar banorët e pallatit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut.
Pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të lehtësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128