Protesta kundër Kastës në ditën e 64 / Lëvizja qytetare nuk ndalet, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

2 August 2026, 10:23 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta kundër Kastës në ditën e 64 / Lëvizja qytetare

Protesta e madhe qytetare kundër Kastës politike të korruptuar dhe që kërkon si fillim dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, vijon edhe këtë të diel, me protestën e radhës që pritet të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënbderbej”, në Tiranë.

Tubimi i sotëm shënon ditën e 64-të radhazi të mobilizimit, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive dhe vazhdimin e protestave deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Gjatë protestës së 63-të, mijëra qytetarë marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë përmes pankartave dhe sloganeve të ndryshme. Mes thirrjeve të dëgjuara ishin: “O milet, Rama ka siklet”, “Rama f*ck you” dhe “140 deputet, Parlament analfabet”, "Rama në burg, Berisha në burg".

Protestës iu bashkuan edhe përfaqësues të diasporës, të cilët kërkuan fundin e sistemit aktual politik, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

 

 

 

Po ndodh...