Zjarr në Berat, përfshihet nga flakët magazina me materiale bujqësore, shpëton banesa dykatëshe
2 August 2026, 09:20 / AKTUALITET
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Veterik, në Bashkinë Berat.
Zjarri ka filluar në një magazinë të mbushur me materiale bujqësore dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë magazinën dhe banesën dykatëshe, që ishte ngjitur.
Në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve, zjarri kishte hyrë në katin e parë të banesës në pronësi të shtetasit Sokrat Delibashi. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, zjarri është lokalizuar në kohë dhe është fikur, duke u shpëtuar banesa.
Si pasojë e zjarrit, magazina me prodhime bujqësore është shkrumbuar totalisht. Burimet zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128