Gjenden dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës, Policia jep detajet

2 August 2026, 08:51 / AKTUALITET ALFA PRESS
Gjenden dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës, Policia

Ka përfunduar me sukses aksioni për gjetjen e dy motoristëve që humbën dje në Jezercë.

Lajmi është konfirmuar në orët e para të së dielës, nga vetë Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët bëjnë me dije se kanë lokalizuar dhe janë tërhequr dy motoristët që humbën gjurmë ditën e djeshme.

Duke theksuar se aksioni u përmbyll me sukses, shoqata bën me dije se motoristët tashmë ndodhen të sigurt.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit, të cilat punuan në kushte të vështira për shkak të relievit të thyer të zonës së Jezercës.

 

 

Po ndodh...

ide